×
  • Lajme
  • Insajderi

    “S’mundesh edhe me e nderu Monin e Arbenin edhe të thuash nuk e ndërroj Kushtetutën”

    Insajderi
    02 March 2021 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar deklaratat e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me bashkimin kombëtar që ky i fundit sot i bëri në Lezhë të Shqipërisë.

    Krasniqi i ka thënë Kurtit se s’mundesh edhe me e nderu Monin e Arbenin edhe me thanë nuk e ndërroj Kushtetutën.

    Ai gjithashtu tha se Moni e Arbeni, në protestën ku u vranë, kundështonin Pakon e Ahtisaarit sepse ndalohej bashkimi me Shqipërinë.

    Tutje, Krasniqi tha se “Sot Albin Kurti në mënyrë hipokrite vendosë lule pranë varreve të Monit e Arbenit. Por ka hequr dorë edhe nga bashkimi me Shqipërinë e edhe nga kundërshtimi i Zajednicës”.

    Përvec Krasniqit, edhe Zgjim Hyseni – tjetër zyrtar i PSD’së, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të Kurtit.

    Hyseni tha se neni i Kushtetutës së Kosovës që ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, një kohë ishte arsye kryesore për veprim, ndërsa sot është bërë arsye për mosveprim.

    “Dikur ndalesa e nenit 1.3 te Kushtetutes ka qene arsyeja kryesore per veprim. Sot qenka arsye per mosveprim. Na e tregoi Ahtisaarin nga Lezha”, shkroi Hyseni në facebook.

    Ky reagim i Krasniqit dhe Hysenit erdhi për shkak se Kurti tha që Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë për shkak se nuk e lejon kushtetua e saj. Edhe pse, Kurti gjatë rrugëtimit të tij politik, këtë temë e pati shndërruar në kauzë.

    “Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti në Lezhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark