Një ditë pasi u zbulua skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit, një tjetër vjedhje është raportuar të ketë ndodhur në institucionet e Kosovës.
“Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në brendësi të arkës. Rasti është hapur në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, ka thënë burimi i Kohës.
Ngjarja ka ndodhur dje dhe ende nuk ka shumë informata lidhur me këtë rast.
Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e AUV-it, por nuk janë përgjigjur në thirrjet telefonike. /Insajderi.org