×
  • Showbiz
  • Show

    Sociologu i quan “të stresuar” personat që po shikojnë Big Brother: Nuk shërohen traumat duke e shikuar atë’

    Insajderi
    31 January 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dijellza Preniqi

    Spektakli televiziv “Big Brother” i transmetuar për 24 vite në shumë shtete të botës ka arritur të rrëmbej edhe zemrat e publikut shqipfolës. Prej më shumë se një muaj që kur “Vëllai i madh” ka filluar të transmetohet, ngjarjet e krijuara nga protagonistët e saj janë përcjellë e diskutuar nga publiku më shumë se çdo ngjarje tjetër. Herë janë komentuar pozitivisht e herë negativisht por diskutimi për to ka qenë në qendër të vëmendjes.

    Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, përcjellja e ‘’Big Brother’’ nga një audiencë kaq masive tregon nivelin e lartë të stresit që mbizotëron në shoqërin shqiptare.

    ‘’Njerëzit e stresuar shkojnë tek gjërat vulgare, njerëzit me nerva të qeta nuk i shikojnë ato. Ata me shije fine shikojnë gjëra tjera’’, ka deklaruar ai.

    Dervishi, për Insajderin ka thënë se shoqëria shqiptare ka nevojë për programe, siç i quan ai, të mirëfillta kulturore, artistike që ngrisin frymën e kolektivitetit dhe nivelin intelektual.

    Pasi, sipas tij, shoqëria shqiptare është shoqëri e traumatizuar dhe për t’i kaluar traumat e saj mund të shfrytëzohet media por jo me emisione siç është Big Brother.

    Madje, ai ka thënë se personazhet pjesëmarrëse në show- in televiziv pos që janë vulgare janë edhe jo reale.

    ‘’Personat ndryshojnë modelet e tyre të sjelljes në momentin kur kuptojnë se janë nën vëzhgim të kamerave. Në njëfarë forme shumica dërmuese e atyre që bëjnë pjesë në këtë eksperiment i ndryshojnë modelet e sjelljes së tyre. Shpesh thuhet unë jam vetëvetja në faktë personi këtë e thotë për të treguar që nuk është vetëvetja. Pra, ai është tjetër njeri, shpesh është kundër- vetja’’, ka thënë Dervishi.

    Socilogu, gjithashtu deklaroi se të thuhet që shtëpia e ‘’Big Brother’’ është shtëpia më e famshme në vend është e padrejtë për shtëpitë e personave tjerë që kanë dhënë kontribut për kulturën shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark