×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sokoli mbështet Munishin: I duhuri për Prishtinën

    Insajderi
    20 June 2022 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri dhe analisti i futbollit, Bylbyl Sokoli ka mbështetur zgjedhjen e Prishtinës për ta emëruar trajner të skuadrës, Ismet Munishin, shkruan Insajderi.

    Sokoli në emisionin “Dueli Sporti” mbrëmë ka deklaruar se Ismet Munishi është i duhuri dhe se do të krijojë skuadër për vendet që dërgojnë në garat evropiane.

    “Ismet Munishi është i duhuri për Prishtinën. Ai e din çka i duhet Prishtinës. Do të krijojë skuadër të duhur dhe këtë edicion do ta shohim pretendent për Evropë”.

    Munishi brenda pak ditëve ka arritur që të bindë dy futbollistët Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici që të vazhdojnë qëndrimin në skuadrën bardh e kaltër.

    Burime të Insajderit pranë klubit bëjnë të ditur se Prishtina tashmë ka arritur marrëveshje me futbollistë të mirënjohur dhe se ka mbetur vetëm prezantimi i tyre. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark