×
  • Sport
  • Sport

    Soldado i bën thirrje Del Bosques ta ftojë Adurizin

    Insajderi
    25 February 2016 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Villarealit, Soldado, tha se sulmuesi i Athletic Bilbaos, Aritz Aduriz, e meriton më shumë se ai një ftesë nga përzgjedhësi i përfaqësueses spanjolle, Vicente Del Bosque.

    Soldado kur u pyet rreth një kthimi të tij në “furinë e kuqe”, u tregua shumë altruist duke thënë që Aduriz e meriton më shumë se ai.

    “Fjalët për një rikthim timin në kombëtare, tregojnë mungesë respekti ndaj asaj se çfarë ka bërë Aduriz këtë stinor”, deklaroi Soldado për mediet spanjolle, raporton Insajderi.

    Anëtari i Athletic Bilbaos, Aduriz, është 35 vjeçar ndërsa këtë sezon ka shënuar 26 herë në vetëm 30 ndeshje si titullar.

    Ish-anëtari i Valencias për herë të fundit ka qenë pjesë e përfaqësueses spanjolle para 6 vitesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark