×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sonte finalja e madhe e Superkupës së Evropës, Real Madrid – Eintracht Frankfurt

    Insajderi
    10 August 2022 - 09:51

    Sonte Real Madridi I madh lufton për një tjetër trofe ku do të ndeshet në finalen e Superkupës me skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt..

    Ndeshja luhet në Helsinki dhe nis nga ora 21:00 derisa të dyja skuadrat mbrëmë kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para këtij dueli.

    Reali është favorit I madh por në ndeshjet finale shpesh ndodh edhe befasi. Frankfurti drejt Helsinkut nuk ka udhëtuar i dorëzuar pavarësisht se kampionatin në Gjermani e nisi keq kur u mposht nga Bayerni me rezultat 1:6.

    Gjithsesi, sonte spektakli nuk do të mungojë dhe me të drejt pritet një sfidë e madhe. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark