15:26 - 16 Maj 2022

Sonte më 16 maj do të keni mundësi të ndiqni shfaqjen ”Marksistët e Leninistët e Zvicrës” në Teatrin ”Adriana”.

Siç thuhet në njoftim kjo shfaqje është një rrëfim komik policor për një grup idealistësh, të cilët, nga nëntoka e Zvicrës, organizojnë dhe iniciojnë luftën e Kosovës, krijojnë aleancë ushtarake me NATO-n, dhe pastaj e themelojnë shtetin e Kosovës.

”Marksistët dhe Leninistët e Zvicrës” është me regji të Blerta Rrustemi – Nezirajt, ndërsa autor Jeton Neziraj.