Sony Music i ka kërkuar falje yllit të popit, Britney Spears, pasi që kishte postuar në Twitter, se këngëtarja ka vdekur.
Kompania amerikane e shoëbiz-it e ka fshirë shpejt postimin dhe ka thënë se llogaria e saj është sulmuar.
Sony ka thënë se “i ka kërkuar falje Britney Spearsit dhe adhuruesve të saj për çdo konfuzion”, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Këngëtarja 35 vjeçe nuk ka reaguar drejtpërdrejt, por menaxheri i saj ka konfirmuar se ajo është “mirë”.
Grupi i hakerëve “OurMine” ka marrë përgjegjësinë për postimin mashtrues./Insajderi.com