×
  • Sport
  • Sport

    Sot Dita Botërore e Gazetarëve Sportiv

    Insajderi
    02 July 2021 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë ka uruar në emër të të gjithë komunitetit të futbollit ka uruar të gjithë gazetarët sportiv kosovar duke filluar nga ata që janë në pension.

    “Sot për ju është një datë e rëndësishme – Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë, prandaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju përcjell urimet më të sinqerta, pa harruar asnjëherë edhe doajenët e gazetarisë sportive që tashmë janë në pension, e të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive të vendit dhe ishin udhërrëfyes të gjeneratave të reja.”, fillon urimi i Ademit.

    Më tutje Ademi ka thënë se viti që kemi lënë pas ishte shumë i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa ka thënë së misioni i gazetarëve është i shenjtë.

    “Pas një viti të vështirë në të gjitha segmentet për shkak të pandemisë Covid-19, e ku pa dyshim ndër më të goditurit ishte edhe sporti, tanimë ngadalë po shkojmë drejt normalitetit. E kjo pa dyshim u jep mundësi edhe juve si gazetarë sportivë që të jeni më afër ngjarjeve sportive dhe vetë sportistëve, për t’i lartësuar të arriturat e tyre.”

    “Misioni juaj është i shenjtë, ngase përveç se e informoni opinionin e gjerë për ngjarjet dhe sukseset në arenat sportive, me qasjen tuaj profesionale ndihmoni edhe në tejkalimin e problemeve dhe ngecjeve tek komuniteti sportivë.”

    “Prandaj, edhe një herë të iu përgëzoj të gjithëve, duke ju inkurajuar që të jeni sa më pozitivë dhe sa më profesional në punën tuaj të përditshme.”

    “FFK do të vazhdojë përkrahjen ndaj jush, duke u përkujdesur që t’ju krijohen kushte sa më të mira për përcjelljen e aktiviteteve të futbollit si në vend, ashtu edhe në ndeshjet ndërkombëtare.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark