×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon gjykimi për “Grupin e Kumanovës”

    Insajderi
    09 February 2016 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Maqedoni pritet të fillojë gjykimi ndaj 29 personave për përleshjet e armatosura që ndodhën në maj të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë gjithsej 18 persona.

    Të akuzuarit ngarkohen nga prokuroria e  Maqedonisë për vepër terrorizmi dhe pritet që prokurori kompetent të dëshmojë se personat kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e Maqedonisë, njofton Alsat M.

    Naser Raufi, avokat i grupit Kumanova ka thënë  se nga 29 të arrestuarit, 17 janë nga Kosova, një nga Shqipëria ndërsa 12 të tjerë nga Maqedonia.

    “Mendoj që do të ketë shumë seanca pasi provat e Prokurorisë janë me sasi shumë të madhe ashtu si edhe provat e palës mbrojtëse. Deri tash, asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar se ka kryer veprën e terrorizmit,” i ka thënë ai Klan Kosovës të hënën.

    Nga të gjithë të arrestuarit për rastin Lagja e Trimave, Prokuroria e Maqedonisë-së nuk ngriti aktakuzë vetëm për një person.

    Pas pesë muajve të kaluar në paraburgim, u la i lirë vetëm polici Afrim Sulejmani. Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, Gjykata pranoi të gjitha provat që i dorëzoi Prokuroria publike.

    Në rastin e Kumanovës gjatë 9 dhe 10 majit të 2015, ky grup u përlesh me forcat e policisë së Maqedonisë.

    Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark