×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot gjykata jep vendimin për imamin nga Gjilani

    Insajderi
    20 May 2016 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj pritet që të shpallë të premten aktgjykimin ndaj Zekirja Qazimit, i akuzuar për rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes.

    Qazimi, i lindur në vitin 1980, ka qenë imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan, ndërsa u arrestua në vitin 2014.

    Kur ishte arrestuar, policia kishte njoftuar se ai dyshohej se ishte një ndër frymëzuesit kryesor të xhihadit.

    Policia nuk ka mundur që ta arrestojë atë në shtëpinë e tij, por ai ishte i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij ndërsa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark