×
  • Sport
  • Sport

    Sot grumbullohet Kosova U18

    Insajderi
    06 July 2022 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet sot në Mitrovicë. Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani ka ftuar 16 basketbollistë, ku më pas lista do të shkurtohet në 12 lojtarë.

    Siç ka informuar Federata e Basketbollit të Kosovës, stërvitjet do të mbahen dy herë në ditë për të qenë sa më ta gatshëm për garat ndërkombëtare.

    Nga ora 10:30 do të jetë stërvitja e parë, kurse nga ora 18:00, stërvitja e dytë. Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.

    Lista e gjerë:

    Anes Gashi, Ergyn Rushiti, Jon Ismajli, Eliot Peci, Norik Binqe, Eris Zeneli, Bardh Istrefi, Dardan Maxharaj, Ajdan Kololli, Drinor Gerxhaliu, Olsi Kurtaj, Arlind Konjuhi, Ismajl Voca, Rron Dahsyla, Albin Gashi dhe Paraart Zeqiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark