×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot i jepet lamtumira e fundit ish-veteranit të UÇK-së, Nusret Cena

    Insajderi
    25 January 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-veterani i UÇK-së, Nusret Cena do të varroset sot.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Kaçanik të Vjetër në orën 15:00.

    Ish- veteran i UÇK’së u ekzekutuaa me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

    Në pamjet ekskluzive që publikoi ditën e djeshme Gazeta Insajderi shihet momenti i fundit i veturës në të cilën ndodhej Cena duke devijuar nga rruga.

    Atentati ndaj tij dyshohet se ishte i planifikuar pasi që momentin kur u ekzekutua, vetura që po dyshohet se ka kryer krimin kishte ndezur sinjalizuesit. E njëjta veturë ka tejkaluar veturën e shënjestruar duke shtënë disa herë.

    Këtë e faktojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga një objekt në afërsi të vend ngjarjes.

    Ndërsa vetura që po dyshohet se ka kryer aktin është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg  vendit të krimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark