×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot në Ambasadën amerikane mbahet takimi për çështjen e Asociacionit

    Insajderi
    31 January 2023 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Prishtinë sot do të mbahet takimi në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me ftesë të Ambasadës amerikane.

    Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani ditë më parë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin.

    Pjesëmarrjen gjithashtu e kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.

    Derisa ky takim pritet të mbahet në mesditë.

    Ndërsa LDK, në një komunikatë për media ka thënë se në këtë takim, do të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.

    Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

    Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

    Ndërkaq, të hënën një draft-statut është publikuar nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), ku parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark