×
  • Sport
  • Sport

    Sot nuk do të zhvillohen tri ndeshjet e javës së 15-të të Superligës

    Insajderi
    24 November 2021 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, të parapara të zhvillohen sot janë shtyrë për të enjten, kjo pasi në Kosovë sot është ditë zie, transmeton Insporti.

    Sot do jetë ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

    “Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Ndeshjet Gjilani-Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani-Malisheva do të zhvillohen të enjten.

    /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark