×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot përkujtohen 3 fëmijët që u mbytën në lumin Ibër në mars të vitit 2004

    Insajderi
    17 March 2023 - 09:20

    Sot përkujtohet 19 vjetorin i mbytjes së 3 fëmijëve në lumin Ibër në fshatin Çabër: Egzon Deliu, Avni Veseli, dhe Florent Veseli.

    Ata u mbytën tragjikisht në lum duke ikur nga disa serbë që po i ndjeknin.

    Kjo ishte një ditë e zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosoven, dhe kjo bëri që tërë Kosova të vërshohet nga protestat në shenjë solidarizimi.

    Kjo ngjarje ishte fillimi i “Trazirave të Marsit” të vitit 2004.

    Fitim Veseli 13 vjeçar, Florent Veseli 9 vjeçar e Egzon Deliu 12 vjeçar u hodhën në lumin Ibër e më nuk dolën të gjallë.

    Por, hedhja e tyre ne lumin e thellë, të ftohtë e të rrëmbyeshëm nuk ishte e rastësishme.

    Fitim Veseli i cili ishte shok i viktimave, e që arriti të shpëtojë e kishte përshkruar këtë ngjarje të rëndë për të.

    Ai kishte dëshmuar se fëmijët ishin përndjekur nga një grup i të rinjve të komunitetit serb.

    Ata dyshohet se me vete kishin pasur një qen të cilin e kishin vërsulur kundrejt fëmijëve.

    Nga frika e duke u ndjerë të sulmuar, hedhjen në lum, fëmijët e panë të vetmin opsion.

    Vdekja e të rinjve dhe mënyra se si ndodhi ngjarja nuk u pritë mirë nga shqiptarët e Kosovës anembanë.

    Demonstratat fillimisht, u nisën si paqësore të cilat u organizuan nga mantelbardhët, profesorët e nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

    Por, menjëherë filluan provokimet nga serbët e asaj ane. Trazirat e Marsit filluan me fyerje, sharje e gjuajte me gur në mes të dy etnive.

    Por, më pas gjendja eskaloi e filluan të përdoren edhe armët. Rreth 900 persona mbetën të lënduar.

    Qendra Kryesore Mjekësorë Familjare në Mitrovicë, e tëra ishte shndërruar në Emergjencë për personat të cilët vazhdimisht vinin për të kërkuar ndihmë.12 persona shqiptarë nuk i bënë ballë plagëve dhe ndërruan jetë aty.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark