×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot përsëri mblidhet Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

    Insajderi
    27 October 2020 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përsëri sot do të mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

    Deputetët e këtij komisioni në ora 13:00 do të intervistojnë ish ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

    Ndërsa në ora 14:00 pritet të intervistohet ish drejtoresha menaxhuese Mirka Tahiri.

    Ndërkaq, edhe gjatë ditës së djeshme ishte mbledhur ky komision e ku u intervistua ish-zëvendës drejtori i AKM-së, Ahmet Shala i cili deklaroi se beson që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit në Kosovë në vitin 2008-të.

    Tutje ish-ministri gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit duke hequr çdo dilemë se kanë humbur dokumentet gjatë djegieve të tyre më 2008, theksoi se të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara dhe të ruajtura në arkivin elektronik të Bashkimit Evropian. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark