×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot pritet të merret vendimi për ndërprerje ose jo të grevës në arsim

    Insajderi
    30 September 2022 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,  sot pritet të japë mendimin e saj për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.

    Në një komunikatë për media, SBASHK-u tha se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.

    Greva në sektorin e arsimit ka filluar me 25 gusht, mësimdhënësit po kërkojnë që deri në miratimin e ligjit të pagave Qeveria e Kosovës, t’i ndajë nga 100 euro.

    Në shkollat e vendit dje është votuar pro ose kundër pezullimit të grevës. Disa mësimdhënës janë shprehur pro ndërprerjet së grevës, e të tjerët kundër.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark