×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot protestohet në Prishtinë për heqjen e 30% të Trustit

    Insajderi
    05 November 2022 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot qytetarët e Kosovës pritet që të mblidhen në Prishtinë, ku do të mbajnë protestë duke kërkuar tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti.

    Kështu ka bërë të ditur iniciatori i kësaj çështje, Adnan Jashari, në grupin në Facebook “Pro tërheqjes 30% të Trustit”.

    Jasharai në grup ka njoftuar se protesta do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në ora 12:00, ai gjithashtu ka pyetur qytetarët se a janë gati për nesër.

    “Nesër le të jehojë sheshi! Unë nënshkrova për tërheqje, tash koha për votim! Përfille nënshkrimin tim deputet, zgjedhjet vinë prapë! Kriza është tani, deputetë votojeni trustin! Djersa jonë, kursimet tona! Unë votova ty, ti votoje trustin!”, ka shkruar Jashari në mbishkrimin e një fotografie që është thirrje për protestë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark