×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Burrave

    Insajderi
    19 November 2021 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krahas kontributit të jashtëzakonshëm të vajzave dhe grave, në shumë aspekte të jetës, kontribut të madh në shoqërinë tonë kanë edhe djemtë dhe burrat, prandaj data e sotme, 19 nëntor, kremtohet pikërisht për të njohur dhe festuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të tyre.

    Kjo ditë vë në pah arritjet e djemve dhe burrave, veçanërisht në vendin e tyre, në shoqëri, në komunitet, familje, martesë dhe kujdesin që ata e kanë ndaj fëmijëve.

    ‘Dita Ndërkombëtare e Burrave’ është një mundësi ideale që të vlerësohet prezenca, puna, angazhimi dhe kontributi që burrat japin në shoqëri, për të mirën e familjes dhe komunitetit në përgjithësi.

    Tema e sivjetme e cila shënon këtë ditë, është “Marrëdhënie më të mira midis burrave dhe grave”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark