Superliga e Kosovës në futboll sot zhvillon xhiron e parafundit të sezonit 2021/22 me të gjitha ndeshjet që startojnë me fillim nga ora 15:00.
Drenica – Ballkani, Dukagjini – Llapi, Gjilani – Malisheva, Ulpiana – Feronikeli, dhe Prishtina – Drita janë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja e sotme është pa dyshim Prishtina – Drita, ndonëse gjilanasit veçse e kanë siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Conference League.
Ndryshe, tashmë Ballkani është shpallur kampion, kurse Ulpiana dhe Feronikeli janë ekipet që do të garojnë në Ligën e Parë edicionin tjetër.
Por, nuk dihet ende se cili ekip do të luajë në barazh dhe ekipi i katërt që do të garojë në Evropë.