Spahiu tregon arsyet e tërheqjes nga drafti i NBA-së – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Spahiu tregon arsyet e tërheqjes nga drafti i NBA-së

    Insajderi
    28 June 2016 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Basketbollisti kosovar, Kenan Spahiu, është zgjedhur në përfaqësuesen e Turqisë që do të luajë në kualifikime për ta fituar të drejtën e paraqitjes për Lojërat Olimpike.

    Kenani më 10 qershor ishte pjesë e një kampi që është mbajtur në Itali, derisa shkëlqeu aty dhe u zgjodh në pesëshen më të mirë të kampit.

    Në një intervistë për sajtin turk basketball.com.tr, Kenani tregoi arsyen se pse u tërhoq nga Drafti i NBA-së.

    “Për mua ishte shumë i rëndësishëm ky kamp, ngase doja që të takoja disa klube nga NBA,të cilët nuk kishin shumë informacione për mua. Sivjet unë isha në Draftin e NBA-së, por u tërhoqa nga Drafti sepse ashtu më drejtoi menaxheri im.”

    Basketbollisti në fjalë aktualisht është pjesë e Fenerbahçes, pasi i ka skaduar kontrata me skuadrën Karsiyaka, për të cilën luajti stinorin e fundit në formë huazimi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark