×
  • Sport
  • Sport

    Spektakli në Mitrovicë mbyllet me barazim

    Insajderi
    16 October 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Llapit.

    Dy skuadrat kanë dhuruar një shfaqje të bukur me gjashtë gola të shënuara, por që në fund rezultati ishte i barabartë 3-3 dhe nuk kishte fitues.

    Vendasit tre herë kaluan në epërsi dhe mysafirët barazuan në tre raste rezultatin.

    Ishte minuta e 23-të e ndeshjes, kur kapiteni Ardian Muja kaloi vendasit në epërsi me një goditje nga afërsia për 1-0.

    Me të filluar pjesa e dytë, Kushtrim Shabani barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 49-të pas asistimit nga Gerhard Progni.

    Por vetëm katër minuta më vonë, Bleon Sekiraqa i vendasve shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e mysafirëve dhe kaloi 89-shin përsëri në epërsi 2-1.

    89-shi kishte rast ta ngriste epërsinë në 3-1, por Robert Rrahmani humbi penalltinë në minutën e 64-të.

    Kur nuk shënon pëson dhe llapjanët gjetën golin e barazimit në 2-2 në minutën e 71-të me zëvendësuesin Drilon Fazliu.

    Por vetëm një minutë më vonë vendasit gjetën përsëri epërsinë kur shënoi Armend Gashi për 3-2.

    Por në minutën e 91-të, Llapi fitoi penallti dhe i saktë nga pika e bardhë ishte Festim Alidema që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-3. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark