×
  • Sport
  • Sport

    Spezia mposht në shtëpi Interin – Napoli edhe më pranë titullit kampion të Series A

    Insajderi
    10 March 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Spezia ka shënuar fitore të madhe ndaj Interit për të vazhduar luftën për mbetje në elitën e futbollit italian edhe për një edicion tjetër.

    Spezia mposhti Interin të premten mbrëma me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 26-të.

    Lautaro Martinez humbi penalltinë në minutën e 13-të për Interin, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Daniel Maldini, kaloi vendësit në epërsi prej një goli.

    Romelu Lukaku shënoi nga penalltia për barazimin e rezultatit në minutën e 83-të.

    Nga 11-të metra realizoi edhe Spezia nëpërmjet M’Bala Nzolas, për rezultatin final të takimit.

    Spezia në 26 ndeshje të luajtura tani ka 24 pikë dhe zë pozitën e 17-të.

    Interi humb hapin për titull kampioni me këtë disfatë.

    Mbetet në pozitën e dytë me 50 pikë, 15-të më pak se Napoli lider.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark