×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Spitali i Pejës reagon pasi mjeku sulmoi punëtorin: Nuk ishte rrahje, ishte konflikt verbal

    Insajderi
    24 January 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka reaguar pasi mjeku Besnik Ibraj sulmoi punëtorin, rast të cilin e ka konfirmuar edhe policia.

    Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Spitali e ka demantuar lajmin se mjeku i tyre ka sulmuar punëtori.

    Sipas tyre, mes mjekut dhe punëtorit ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale. Pasi punëtori nuk e kishte respektuar orarin e punës.

    “Spitali i Përgjithshëm në Pejë demanton lajmin e paraqitur në mediat me qëllime të paqarta ku flitet kinse për rrahje mes Personelit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka konfirmim se ka ndodh ndonjë konflikt mes Personelit tonë, por NE kemi konfirmim nga Menagjmenti i Emergjencës se ka pas mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori”, thuhet në njoftim.

    Ata janë shprehur se kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të këtij institucioni shëndetësor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark