×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali në Blackburn të Anglisë kërkon infermierë edhe nga Kosova

    Insajderi
    05 October 2018 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Udhëheqësit e spitalit East Lancashire Hospitals NHS Trust (ELHT) në Blackburn të Anglisë janë të interesuar në rekrutimin e infermierëve nga Evropa Lindore për të plotësuar mungesën që ekziston.

    Por udhëheqësit mjekësorë kanë thënë se ky projekt është duke u hetuar në partneritet me Universitetin e Central Lancashire, shkruan Lancashiretelegraph.co.uk, transmeton Klan Kosova.

    East Lancashire Hospitals NHS Trust (ELHT) më parë ka punësuar infermierë nga Filipinet dhe ky projekt ka hasur në vështirësi pasi që disa kandidatë mezi kanë kaluar testin e gjuhës angleze.

    Kjo iniciativë erdhi pasi drejtoresha e infermierisë së ELHT, Christine Pearson, ka mbledhur personelin e infermierisë dhe ka theksuar nevojën për të rekrutuar punëtorë nga vendet e huaja.

    Ajo ka treguar se asistentja i shefit ekzekutiv, Leslie Stove, është duke bashkëpunuar me UCLan për trajnimin dhe punësimin e infermierëve kosovarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark