×
  • Sport
  • Sport

    Sponsorët braktisin Maria Sharapovan

    Insajderi
    08 March 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maria Sharapovas iu kanë larguar 3 sponsorët kryesor që e sponsorizonin, pasi ajo doli pozitive në testet e drogës në Australian Open.

    Ish-numri një i botës ishte është përfituesja më e madhe në sportin femëror, pasi përfitoi 21 milionë euro vitin e kaluar. Por gjatë kontrolleve anti-doping në Australian Open tenistja doli pozitive me meldonium – një substancë e cila ishte ndaluar më 1 janar të këtij viti – ka pasur menjëherë ndikim në imazhin e saj.

    Nike, Tag Heuer dhe marka e makinave Porsche kanë pezulluar lidhjet sponsorizuese me tenisten, e cila pas aferës së fundit mund të pezullohet nga aktivitetet për dy vite.

    Brendi i atleteve Nike, përmes një njoftimi zbuluan ndërprerjen e marrëveshjes me Sharapovan.

    “Ne jemi të pikëlluar dhe të befasuar nga lajmi i fundit me Sharapovan”, thuhet ndër të tjera në njoftimit e kompanisë së madhe të atleteve, Nike.

    Ata thanë se do ta ndërprejnë marrëveshjen derisa hulumtimet vazhdojnë, dhe më pas do të marrin një vendim përfundimtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark