×
  • Sport
  • Sport

    Sport dhe sponsor, xhiroja shkon në 44 miliardë dollarë

    Insajderi
    27 November 2017 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bota e sportit dhe ajo e sponsorizimeve janë pashmangshmërisht të lidhura me një fill milioner, që lidh sportistët dhe kompanitë. Globalizimi, media dhe rrjetet sociale i kanë shndërruar yjet në brande të vetvetes.

    Të rinj, të bukur, të cilët vijnë nga kudo, janë këto karakteristikat për të cilat i duan tifozët e tyre, – sigurisht të lidhura me rezultatet sportive – duke bërë që mbi kokat e tyre të bien shi miliardash nga sponsorizimet (44 miliardë dollarë).

    Sport dhe sponsor, 887 milionë euro për 100 sportistët më të paguar

    Pjesa më e madhe e tortës, siç bëjnë të ditur nga Affari e Finanza, i takon natyrisht 100 më të mëdhenjve: 100 super sportistëve më të paguar – nga Cr7 (Cristiano Ronaldo) te Lebron James, ylli i NBA, nga Valentino Rossi tek Gianluigi Buffon – të cilët, në vitin 2016, të gjithë bashkë, vetëm nga sponsorizimet kanë fituar 887 milionë euro, thuajse nëntë milion për kokë.

    Kjo shifër, në ndonjë rast, kalon edhe pagën që fitojnë me profesionin e tyre (futbollist, motoçiklist, basketbollist).

    Marrin si shembull yllin më të shndritshëm në reklamat sportive: Cristiano Ronaldo. Sportisti më i pasur në botë, fiton 88 milionë euro në vit (nga paga dhe sponsorizimet). Nga këto, 13 milionë euro vijnë nga Nike për të reklamuar produktet e saj. Para të shpenzuara mirë, llogarit “Hookit” termometri i vlerave të markës ve në rrjetet sociale. Forca e tij është mbresëlënëse.

    Ronaldo ka 122 milionë ndjekës në Facebook, 115 milionë në Instagram. Ndjekësit vlejnë miliona, veçanërisht sot që 47 për qind përdoruesve të internetit dhe televizionit në Amerikë përdor teknologji të bllokimit të reklamave. Një foto e publikuar nga Ronaldo në rrjetet sociale, me një objekt reklamues, mund të vlejë deri në 350 mijë euro.

    Sportisti i dytë më i ndjekur është Lebron James, gjiganti i Cleveland Cavaliers në Nba.
    Falë sponsorizimit të Nike, ai fiton rreth 30 milionë në vit.

    Më pak fiton Stephen Curry, i cili luan për Golden State Warriors në NBA. Në këmbët e tij janë këpucët e Under Armour, prej të cilave fiton jo pak.

    Të vetmit italianë të pranishëm në klasifikimin e 100 sportistëve më me ndikim në botë janë Valentino Rossi e Gianluigi Buffon, por kuotat e tyre janë në rënie për shkak të afrimit të moshës së daljes në pension. Ashtu siç ndodhi këtë vit edhe me Usain Bolt dhe Kobe Bryant.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark