Kanë kaluar vetëm 16 ditë nga 30 muaj burg që tenisti gjerman Boris Becker ka për të shlyer, pas dënimit që mori nga gjykata londineze. Ajo e shpalli fituesin e 6 grand slam, ish-numrin 1 në botë fajtor për mashtrm financiar dhe falimentim. Becker është duke shlyer dënimin në burgun famëkeq të Wandsworth, vetëm 1 kilometër larg Wimbledon, aty ku ai shkroi historinë.
Gjithsesi, tenisti gjerman shpreson që të ekstradohet në vendlindjen e tij para krishtlindjeve.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Becker ka bërë kërkesë dhe shpreson që në Gjermani të gjejë kushte më të mira për të shlyer dënimin. Të paktën kështu i është garantuar atij nga avokatët e tij.
Jo vetëm kaq, por Becker shpreson edhe në një ulje të dënimit për sjellje të mirë. Avokatët e tij po punojnë që ish-tenisti të ketë një ulje të dënimit, në mënyrë që të lihet i lirë që në vitin 2023.
Ai shpreson në rregullat e reja që lejojnë të burgosurit me më shumë se 1 vit dënim të vijnë në Gjermani.