×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stano: Lajçak çdo ditë është duke punuar për dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    22 October 2020 - 14:32

    Emisari i posaçëm i BE për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak së bashku me ekipin e tij çdo ditë është duke punuar shumë për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

    Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i BE Peter Stano. “Takimi i ardhshëm në kuadër të dialogut të cilin e ndërmjetëson BE do të paralajmërohet kur të caktohet koha, data dhe agjenda”, ka pretenduar Stano.

    Raundi i fundit i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është mbajtur më 17 shtator.

    Për shkak të mosmarrëveshjeve për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por edhe për shkak të situatës epidemiologjike, prej atëherë takimet nuk janë mbajtur në Bruksel.

    Gjatë vizitës së Mirosllav Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, dyja palët kanë konfirmuar gatishmërinë t’i vazhdojnë bisedimet./Insajderi.org.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark