×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Starton takimi Ballkani – Zalgiris/ Suharekasit duan fitore në debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    05 July 2022 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani sot ka nisur aventurën e saj në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

    Ballkani po përballet me kampionin nga Lituania, FK Zalgiris, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

    Ndeshja tashmë ka filluar dhe Insajderi do të iu mbajë të informuar lidhur me rezultatin.

    Ilir Daja ka vendosur që të startojë me shumicën e lojtarëve që iu besoi sezonin e shkuar, kur u shpall kampion.

    Në portë është Stivi Frashëri, ndërsa në mbrojtje janë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajtam Jashanica dhe Astrit Thaqi.

    Mesfusha do të përbëhet nga Korenica, Emërllahu, Kuc dhe Gripshi. Sulmi i është besuar Ermal Krasniqit dhe Albin Berishës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark