Pas ardhjes së Joan Laportas në krye të Barcelonës, Lionel Messi është shëndruar në lojtarin më efektiv në pesë ligat evropiane këtë sezon.
Messi ka 26 gola dhe nëntë asistime në La Liga dhe po ashtu 57 raste te krijuara.
Në Ligën e Kampionëve argjentinasi ka regjistruar pesë gola në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ndërsa në Copa del Rey ka tre gola në pesë paraqitje.
Me golin ndaj Granadas sot, Messi ka arritur në kuotën e 34 golave dhe 14 asistimeve në 42 paraqitje në këtë sezon, gjë që e bën argjentinasin lojtarin më efektiv për vitin 2021.