×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Statovci ia tha në sy Kërçelit: Ti e ke futur në borxh deri në fyt Prishtinën

    Insajderi
    17 May 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri Faruk Statovci nuk ka arritur të përmbahet në përballjen me ish-drejtorin sportiv të FC Prishtinës, Fisnik Kërçelin në emisionin “Kampionët” në televizionin Kanal 10, shkruan Insajderi.

    Statovci gjatë gjithë emisionit ishte disi i qetë por në momentin që ai mori fjalën filloi të inkuadrohet në debat ashtu siç di ai.

    Trajneri aktual i FC KEK-ut iu drejtua Kërçelit se është personi përgjegjës për borxhet e klubit kampion të Kosvoës.

    Sipas Statovcit, Kërçeli së bashku me agjentat nga Shqipëria kanë punuar për disa interesa të përbashket dukë sjellë në futbollin e Kosovës futbollistë në moshë dhe me paga të larta.

    Ndërsa, Kërçeli insistoi se Statovci nuk e di as çfarë po flet, duke i thënë se me “llafe” të kafeve ke ardhë në emision.

    Ish-drejtori Kërçeli gjatë këtij sezoni është shkarkuar nga Artan Osmani, drejtor aktual në klubin kryeqytetas.

    Në kohën e Kërçelit trajner ishte Zekirija Ramadani dhe së bashku drejtuan klubin bardh e kaltër drejt fitimit të titullit kampion pas më shumë se tetë vitesh pa e fituar atë.

    Edhe për fitimin e titullit kampion, Statovci iu drejtua Kërçelit duke i thënë se mos fol për pastërti sepse gjithë e dinë se si është bërë Prishtina kampion. /Insajderi/

    Më poshtë keni videon e përballjes së tyre në emision:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark