×
  • Sport
  • Sport

    “Stinori për Real Madridin nuk duhet të quhet i përfunduar”

    Insajderi
    03 March 2016 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ende nuk ka përfunduar stinori për Real Madridin, pasi sipas tij madrilenët mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve për ta shpëtuar sezonin.

    Skuadra e 30-vjecarit portugez nuk është duke zhvilluar stinor të mirë pasi ka pasur luhatje të dukshme gjatë këtij sezoni, në formën e futbollistëve dhe me ndërrimin e trajnerëve.

    Por, Ronaldo nuk e sheh problem daljen nga gara për titullin kampion pasi shpreson në fitimin e Ligës së Kampionëve që do t’ia shpëtonte sezonin skuadrës nga kryeqyteti spanjoll.

    “Ne jemi të pasur një sezon të vështirë në La Liga, dhe në Copa del Rey ne u eliminuar. Por siç e kam thënë shumë herë, ne jemi ende në Ligën e Kampionëve dhe ne po shpresojmë që ta fitojmë atë”, tha Ronaldo.

    Ai tha se faza e fundit e stinorit është kruciale për skuadrën e tij dhe nuk harrojë ta shpjegoj faktin se Real Madrid është “mjeshtër” për fitimin e ligës së Ligë së kampionëve.

    “Nuk është rastësi që Real Madridi është klubi që kam ngritur nga Kupa më evropiane në botë. Ne jemi të ngazëllyer, asgjë nuk është e humbur dhe ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur gjëra të mëdha në fund të sezonit”, shtoi portugezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark