×
  • Lajme
  • Lajme

    Stojanoviq: Ushtrinë e Kosovës s’e kemi në agjendë

    Insajderi
    22 November 2016 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar se nuk do të kthehen në institucione, duke shtuar se çështja e ushtrisë së Kosovës nuk është në agjendën e tyre.

    Stojanoviq duke folur në një intervistë për Deutsche Wellen, ka thënë se ka mundur ta përdorë Demarkacionin si mjet për shantazhimin e Qeverisë, por nuk e ka bërë këtë, sipas tij, pavarësisht se shumë marrëveshje nuk janë realizuar.

    “Ndoshta dikush ka dashur që të prezantojë gjendjen, sikur prezenca apo jo e deputetëve serbë, e ka pamundësuar vendimin. Por më vonë është dëshmuar se vendimi nuk varet nga prezenca jonë. Për këtë vendim nuk ekziston shumica në parlament”, ka deklaruar Stojanoviq.

    Ai ka shtuar se derisa nuk krijohen kushtet dhe raportet e respektimit të marrëveshjeve, nuk do të kthehen në institucione.

    “Ne nuk jemi atje për të realizuar interesat tona, por interesat e popullit tonë. Pa aksione konkrete për realizimin e marrëveshjeve nuk mund të ketë as kthim në punën e institucioneve”, ka shtuar ai.

    Politikani serb në Qeverinë e Kosovës ka pohuar se çështja e ushtrisë së Kosovës nuk është në agjendën e tyre.

    “Kjo temë është bukur poshtë në agjendën tonë”, ka thënë Stojanoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark