×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Strategjitë të cilat i ndihmojnë punonjësit që t’i plotësojnë qëllimet e tyre

    Insajderi
    24 July 2021 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zakonisht me fillimin e viteve të reja, në krijojmë plane dhe qëllime të reja. Por me kalimin e muajve ato plane fillojnë të duken të vështira për t’u përmbushur. Mbase nuk kanë pse të na duken që janë edhe aq të vështira, sepse me strategjinë e duhur dhe udhëheqësin e duhur mund të arrijmë t’i plotësojmë të gjitha shpërblimet e punës së përkushtuar.

    Më poshtë janë shtatë këshilla për të ndihmuar në trajnimin e punonjësve për ta përmirësuar paraqitjen si dhe për ta çuar kompaninë përpara.

    Jepuani arsyen

    Mënyra më e mirë për t’i mbajtur të gjithë të përqendruar në qëllimet e tyre gjatë vitit është përforcimi i pamjes së plotë. Si kontribuon secili qëllim në organizatë? Pse është i rëndësishëm secili qëllim në skemën e madhe të gjërave? Si do të përfitojnë të gjithë nga përmbushja e një qëllimi? Njerëzit e pasionuar drejtohen nga një kauzë, një qëllim dhe një besim.

    Komunikim i vazhdueshëm

    Takohuni me punonjësit rregullisht për t’i parë sesi po funksionojnë! A ka ndonjë problem apo a janë në rrugën e duhur? Mbani takime mujore me ekipin! Inkurajoni pjesëmarrjen duke u siguruar që takimet janë të përqendruara, të rëndësishme dhe tërheqëse! Ndërsa, nëse gjërat nuk janë ashtu siç duhet të jenë, mos i bëni të duken sikur janë shumë mirë! Jini të sinqertë dhe të hapur! E në vend që të përqendroheni te problemi, kërkoni pjesëmarrje drejt një zgjidhjeje!

    Bëni gjërat argëtuese

    Punonjësit nuk duhet të qortohen por të këshillohen për ta përmirësuar paraqitjen. Aktivitetet e ekipit duhet të ndihmojnë në nxitjen e qëndrimit pozitiv dhe mbajtjen e vrullit. Përdorimi i mënyrave që tregojnë përparimin drejt qëllimit krijon atmosferë argëtuese, duke i bërë kështu njerëzit më të përqendruar dhe produktivë.

    Ndani qëllimin

    Njerëzit e suksesshëm punojnë për qëllimet në afate të shkurtra. Nuk mund të punosh për qëllimin përfundimtar, në qoftë se nuk i ke plotësuar disa qëllime të tjera më të vogla, pra shikoni qëllimet tuaja për muajin aktual, e jo të tërë vitit. Secili muaj do të jetë plotësues i muajit të kaluar.

    Multifunksionaliteti nuk funksionon Në kohën që përpiqeni të arrini shumë gjëra njëherësh, patjetër që diçka do të humbni. Është cilësia dhe jo sasia ajo që vlen në përmbushjen e qëllimeve. Nëse gjatë një kohe përqendroheni në një pjesë të qëllimit do të jeni më mirë në planin afatgjatë.

    Merreni shtruar dhe jepni çdo detyre vëmendjen që i duhet! Bëni një listë të shkurtër, zgjidhni tri deri në pesë përparësitë tuaja kryesore për ditën dhe shkruajini ato!

    Jepni vetes afate të qarta!

    Mos e kontrolloni vazhdimisht emailin tuaj! Krijoni kohë të rregullt kur lexoni dhe u përgjigjeni mesazheve dhe rezistoni dëshirës për t’iu përgjigjur mesazheve elektronike që ju vijnë pa pushim!

    Rezervoni takime në një kohë më të shkurtër! Njerëzit kanë aftësinë që kur kanë më pak kohë t’i përmbledhin gjërat më mirë!

    Kërkoni komente dhe reagime

    Liderët e mirë i përfshijnë punonjësit e tyre në procesin e përmbushjes së qëllimeve. Pyesni punonjësit se cili është plani i tyre në përmbushjen e qëllimit të tyre! Duke dhënë ide ata do të jenë më të përqendruar dhe më të përgjegjshëm. Kur ata kanë interes në diçka ka më shumë mundësi që të përjetojnë më shumë sukses.

    Festoni gjatë rrugës

    Mos prisni derisa të përfundojë i gjithë qëllimi për t’i festuar sukseset! Çdo moment është një arritje. Përgëzoni të gjithë për punën dhe kontributet e tyre gjatë rrugës! Ofroni inkurajim dhe përforcim pozitiv! T’i njohësh sukseset e vogla do të thotë që ta shijosh suksesin përfundimtar. /Akademi Pune

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    16 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark