×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Stresi e ka synim Gresën”

    Insajderi
    08 December 2022 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi Stresi është njëri ndër banorët më të komentuar në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

    Jo vetëm nga jashtë por edhe brenda shtëpisë ai ka arritur të marrë vëmendjen e disa nga banorëve.

    Ndër ta janë edhe Mc Beka dhe Juli të cilët sot kanë komentuar reperin në fjalë.

    Ata kanë thënë se Stresi ka vënë në shënjestër Gresën.

    “Stresinjo e ka pikësynim Gresën, e ka ‘pikiatë’”, dëgjohen të thonë dyshja.

    “Më vjen keq që ajo nuk e kupton se është shumë e re, është italiane e modele. Nuk është mësuar me shqiptarë. Uroj të mos lëndohet se është shumë çikë e mirë dhe me kulturë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark