×
  • Showbiz
  • Show

    Stresi i ashpër ndaj VIP-av që nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares

    Insajderi
    01 December 2022 - 21:35

    Reperi Stresi ka kritikuar shumicën e estradës shqiptare të cilët nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.

    Teksa ka publikuar një deklaratë në Instastoryn e tij reperi shprehimisht ka thënë se shumica e artistave kanë “kapur qiellin me dorë”.

    Gjuha e ashpër që ka përdorur reperi ka qenë si pasojë e mos reagimit të tyre ndaj rastit në fjalë.

    Reagimi i tij i plotë:

    “E di që ju vipa-at keni bë shumë para dhe tash jeni nalt, po shumë nalt qaq nalt se i m*t të madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzëne a ju duket pak? Asnjë reagim nuk kemi pasur nga ju? A s’ju vjen turp” – shkroi ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark