×
  • Showbiz
  • Show

    Stresi ofendoi rëndë Artanin, Adelina Thaçi reagon me kërkesë publike ndaj produksionit

    Insajderi
    26 February 2023 - 11:03

    Mbrëmja e së premtes ka qenë e mbushur me debate dhe dinamika të ndryshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Mes të tjerash, pati një moment kur u zhvillua një debat mes Artan Thaçit dhe Stresit.

    Ky i fundit madje i është drejtuar me disa epitete të ndryshme si “dele e kuqe”, “e bardhë” dhe “e zezë”, të cilat më pas u konstatuan nga prezantuesit se janë ofendime dhe jo epitete të zakonshme.

    E lidhur me këtë çështje, ka pasur një reagim publik edhe nga motra e Artanit, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi.

    Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Adelina i ka bërë thirrje publike produksionit të BBVK dhe prezantuesit Alaudin Hamiti që të kërkojnë nga Stresi që t’i ndalë ofendimet.

    “Big Brother VIP Kosova dhe Alaudin Hamiti, le t’i ndalë personi ofendimet ndaj Artanit, ‘dele e kuqe’, ‘gjaja’, ‘kafshë’, lojë lojë, mos ofendo. Kjo nuk duhet të lejohet”, ka shkruar Adelina në InstaStory.

    Ndërkohë, lidhur me këtë deklaratë të saj nuk ka pasur një reagim zyrtar nga produksioni apo moderatorët e programit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark