×
  • Showbiz
  • Show

    Stresi publikon videon me të cilën kujton tërmetin e vitit të kaluar në Shqipëri

    Insajderi
    27 November 2020 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vitin e kaluar kur të gjithë ishin duke u përgaditur për festën e flamurit dhe festat e fundvitit , çdo gjë ndryshoi pasi tërmeti që ndodhi në Shqipëri morri jetën e 51 personave.

    U mësua pastaj se Durrësi dhe Thumana ishin dy qytetet më të prekura nga ky tërmet, i cili përveç 51 viktimave të lënduar pati mbi 3.000 persona , kurse dëmet materiale ishin cilësuar si të jashtëzakonshme.

    Një ndër artistët e parë qëshkuan në vendngjarje për të ndihmuar ishin Stresi së bashku me këngëtaren kosovare Morena Tarakun.

    Këtë vit Stresi ndau një video në llogarinë e Instagramit ku shihet situata e vitit të kaluar, duke falënderuar miken e tij dhe të gjithë ata që ndihmuan.

    “Mos u lut për një jetë të lehtë, lutuni për forcën për të duruar vështirësitë zoti qoft me ju. Flm Morena Taraku per ndihmen qe dhe sot e 1 vit . Flm te gjitheve qe kontribuat.”, shkroi Stresi në mbishrimin e videos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark