×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentja kosovare kthehet në konvikte pas dy muajsh – e gjen të thyer kutinë e kursimeve

    Insajderi
    18 May 2020 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas më shumë se dy muaj që kur Qendra e Stduentëve në Prishtinë është shndërruar në karantinë për të kthyerit kosovarë nga shtetet e jashtme.

    E, që nga sot studentët që kanë banuar në konvikte janë lejuar që pas një kohe të gjatë t’i marrin gjërat e tyre që ju kanë mbetur në Qendrën e Studentëve, përcjell Insajderi.

    Por, jo të gjithë kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si i kanë gjetur gjërat e tyre.

    Madje, disa studentë këtë e kanë shprehur edhe publikisht.

    Një studente ka publikuar në profilin e saj në Twitter dy fotografi derisa shkruan se e ka gjetur kutinë e saj të kursimeve të thyer.

    Për këtë kjo studente i ka fajësuar punëtorët e Qendrës së Studentëve.

    “Sot në konviktin nr.III e gjeta kutinë time të kursimeve në këtë gjendje prej punëtorëve të Qendrës së studentëve, dmth kur i kanë mbledhë senet që i kem pas jashtë dollapave e kanë thy. Nuk ka lidhje shuma po kaq të sigurta i kemi gjërat tona. Tmerr”, ka shkruar kjo studente.

    Për dy muaj në Qendrën e Studentëve janë karantinuar rreth 1 mijë e 300 persona, ndërsa aktulisht në këtë qendër gjenden 63 persona./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark