×
Show

Studim: Nuk ka dallim mes trurit të mashkullit dhe femrës

Insajderi
08 February 2016 - 22:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një studim i ri tregon që nuk ka ndarje kategorike në mes të trurit të mashkullit dhe të femrës.

Një pjesë përbërëse e trurit që quhet ‘Hippocampi’ është e vendosur në të dyja anët e trurit, pra të mashkullit dhe të femrës. Këto gjetje nga ky studim mund të ndryshojnë mënyrën se si shkencëtarët e studiojnë trurin dhe se si shoqëria e definon gjininë.

“Askush nuk e ka pasur një mënyre për ta përcaktuar këtë më pare”, thotë Lise Eliot, një neuro-shkencëtar në shkollën mjekësore të Chicagos në Ilinois të cilët nuk ishin të përfshirë në studim.
“Gjithçka që është nxjerrë nga ky studim këtu është e re”, shtoi ai.

Ekipi gjeti disa dallime strukturore midis burrave dhe grave. Hippocampusi i majtë , për shembull, një zonë e trurit që lidhet me kujtesën, zakonisht është më e madhe te meshkujt se te femrat.

Megjithatë, sipas studimit ka pasur edhe shumë raste kur femrat e kanë pasur hippocampusin edhe më të madh se vetë shumica e meshkujve dhe ka pasur kur meshkujt e kanë pasur këtë pjesë më të vogël se vetë mesatarja e asaj te femrat.

“Nuk ka kuptim të flitet për natyrën e meshkujve dhe natyrën femërore. Nuk ka një njeri që ka të gjitha karakteristikat e meshkujve dhe një tjetër person që ka të gjitha karakteristikat e femrave. Ose, në qoftë se këta ekzistojnë atëherë janë me të vërtetë, shumë të rrallë për tu gjetur”, përfundoi Eliot.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark