×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Studimi: Alkooli shkakton katër përqind të të gjitha kancereve

    Insajderi
    20 July 2021 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth katër përqind a e të gjitha kancereve shoqërohen me konsumimin e alkoolit, sipas një ekipi ekspertësh të cilët kanë studiuar ndikimin e alkoolit në zhvillimin e kancerit në nivel global, transmeton Gazeta Express.

    E shprehur në numër, 741,000 raste të kancerit në vitin 2020 janë të lidhura me zakone të pashëndetshme të konsumimit të alkoolit, raportuan autorët e studimit.

    Studimi mbi lidhjen mes alkoolit dhe rrezikut të kancerit u krye nga një ekip ekspertësh të udhëhequr nga Harriet Rumgay i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC). Studimi u botua në korrik në The Lancet Oncology.

    Burrat preken më shumë se gratë

    Burrat janë më të prekur se gratë dhe përbëjnë tre të katërtat e numrit të përgjithshëm të rasteve.

    Përqindja e vlerësuar e kancerit e lidhur me alkoolin është veçanërisht e lartë në Evropën Lindore dhe Azinë Lindore me rreth 6 përqind, me Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore që kanë normat më të ulëta.

    Në mesin e pacientëve janë kryesisht njerëz që konsumojnë sasi të mëdha të alkoolit. Por edhe konsumatorët e moderuar zënë një pjesë të konsiderueshme, rreth 14 përqind; këta janë njerëz që pinë rreth 20 gramë alkool në ditë, që është rreth dy gota vere ose gjysmë litër birrë.

    “Konsumi i alkoolit shoqërohet me një numër të madh të lëndimeve dhe rasteve të sëmundjeve, përfshirë kancerin, dhe është faktor kryesor i rrezikut për sëmundjen”, tha studimi.

    Alkooli dëmton ADN-në e njeriut dhe ndikon në ekuilibrin hormonal, i cili mund të kontribuojë në zhvillimin e kancerit, paralajmërojnë autorët e studimit. Llojet më të zakonshme të kancerit të shoqëruara me konsumimin e alkoolit janë kanceri i ezofagut, kanceri i mëlçisë dhe, te gratë, kanceri i gjirit. Këto kancere shkaktuan vdekjen e 3.3 milionë njerëzve në të gjithë botën në vitin 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark