×
Show

Studimi i fundit mbi sheqerin nuk e rekomandon uljen e konsumit të tij

Insajderi
20 December 2016 - 10:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një studim i kryer nga kompanitë që prodhojnë ushqime sfidon rekomandimet e deritashme të zyrtarëve shëndetësor se njerëzit nuk duhet të konsumojnë shumë sheqer, raporton Reuters.

Sipas studimit të ri nuk ka ndonjë lidhje të qartë në mes të përdorimit të sheqerit të bardhë dhe efekteve shëndetësore.

Studimi është reagimi i fundit nga kompanitë që prodhojnë ushqime, përfshirë karamele dhe prodhuesit e pijeve të gazuara, ndaj reagimeve çdo herë e më të mëdha të shkencëtarëve se sheqeri i bardhë duhet fajësuar për mbipeshë dhe diabet.

Studimi është kryer në kohën kur disa qeveri lokale në SHBA kanë filluar të hartojnë taksa të veçanta për sheqerin dhe pijet e gazuara me qëllim të reduktimit të konsumimit të tyre.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark