×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Studimi: Gjermanët bëjnë më pak dushe për shkak të krizës energjetike

    Insajderi
    12 August 2022 - 13:05

    Një sondazh i kryer nga INSA për gazetën Bild ka zbuluar se pothuajse 2/3 e gjermanëve tani po lahen më pak në përgjigje të thirrjeve të shumta të qeverisë për të kursyer për shkak të krizës dhe kostove të shtuara të jetesës.

    62% e të anketuarve në sondazh thanë se kishin reduktuar kohën e dushit dhe po laheshin më rrallë në krahasim me vetëm disa javë më parë, ndërsa 35% thonë se nuk e kanë ndryshuar rutinën e pastrimit.

    Ata në grupin me të ardhura më të ulëta thanë se kishin ndryshuar sjelljen e tyre më shumë se çdo grup tjetër. Pothuajse gjysma e të anketuarve (45%) thanë gjithashtu se po përgatiteshin për një dimër të vështirë, siç është blerja e një gjeneratori emergjent të energjisë.

    Gjermanët janë paralajmëruar se do të duhet të përballen me një ulje të standardeve të jetesës në përgjigje të krizës.

    Shumë prej tyre janë përgjigjur me panik duke blerë soba dhe dru zjarri. Në fillim të këtij muaji, ministri i mjedisit i Hamburgut paralajmëroi gjermanët se uji i nxehtë mund të racionalizohet dhe të vendosen kufizime në temperaturat maksimale të dhomës si rezultat i krizës energjetike.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    28 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark