Konsumimi i tepruar i kanabisit rrit rrezikun e sëmundjes së rëndë mendore, thonë studiuesit. Ata thonë se një në 10 raste të reja të psikozës shkaktohet nga kanabisi, bazuar në studimin e qyteteve europiane.
Në Londër dhe Amsterdam, ku shitet kanabis i fortë, rreziku është akoma më i lartë. Ndër të tjera, theksuan se përdorimi i përditshëm i drogës e bën më të mundshëm psikozën.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale për shëndetin, edhe pse studimi nuk është dëshmi përfundimtare.
Studiuesi dhe psikiatri Dr Marta Di Forti tha: “Nëse vendosni të përdorni doza të larta të kanabisit duhet të keni parasysh që ekziston një rrezik i tillë”.