×
  • Lajme
  • Insajderi

    Studimi që flet për rrëzimin e Albin Kurtit – kjo është lidhja e autorit me Vetëvendosjen

    Insajderi
    05 December 2020 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Samuel Green, Gregory Asmolov, Adam Fagan dhe Borjan GJuzelov janë katër autorët që u porositën nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), për të përgatitur një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor.

    Një studim prej 103 faqesh i publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian me titull “Hartimi i Lajmeve të Rreme dhe Dezinformimi në Ballkani Perëndimor dhe Identifikimi i Mënyrave efektive kundër tyre”, përfshihet edhe Kosova në dy faqe, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky studim që tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020, shpjegon se si funksionoi kjo dukuri edhe në Kosovë.

    Sipas dokumentit të këtyre katër autorëve shpjegohet se si angazhimi i administratës Trump me vetëm një postim në rrjetin social Tëitter, bëri që Qeveria e Kosovës, atë kohë e udhëhequr nga Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje të të rrëzohej.

    “I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perdue dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Tëitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti.

    Por cilat janë lidhjet e liderit të VV-së, Albin Kurti me autorët e këtij shkrimi?

    Adam Fagan – njëri nga autorët e këtij studimi dhe një profesor që ka lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Në një tryezë virtuale të me temën “Moratoriumi vs Shtetësia” organizuar nga Vetëvendosja në tetor të këtij vitit,  ishte pjesëmarrës edhe profesori Fagan, shkruan Insajderi.

    Në këtë temë ishte diskutuar për për ‘marrëveshjet’ e 4 shtatorit, e në veçanti për pezullimin njëvjeçar për Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    “Këtë tryezë me dy sesione të veçanta e udhëhoqën anëtaret e Kryesisë, Albulena Haxhiu e Fitore Pacolli, dhe ishin pjesëmarrës si folës e diskutues profesionistë vendor e ndërkombëtar. Unë isha folës në pjesën e dytë të kësaj tryeze, bashkë me Florian Bieber, Profesor në Universitetin e Graz-it; James Ker-Lindsay, Profesor në LSE; Aidan Hehir, Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Ëestminster; Adam Fagan, Profesor në King’s College London; Tim Judah, korrespondent i The Economist; Dana Landau, Hulumtuese në Sëisspeace; Bodo Ëeber nga Democratization Policy Council (DPC); dhe, Gëzim Visoka, Profesor i Asociuar në Dublin City University”, thuhej në një postim të Kurtit në rrjetin e tij social Facebook.

    Kurti kishte treguar se nga këndvështrimet që i kishin arritur me profesorët tjerë e po ashtu edhe me profesorin Fagan kishin qenë se magësit, defektet dhe pasojat siç e cilëson Kurti, kryeministrin aktual të Kosovës, Avdullah Hotin, “kryeministër të paligjshëm”.

    “Nga këndvështrime të ndryshme arritëm në konkluzione fare pak të ndryshme, mbi mangësitë, defektet dhe pasojat e zotimeve të njëanshme të kryeministrit të paligjshëm kosovar dhe presidentit autoritar serb në Shtëpinë e Bardhë para shtatë javësh. Kemi nevojë për dialog parimor, demokratizues e transformues dhe jo për (d)akordime jotransparente, ad hoc dhe transaksionale”, kishte thënë Kurti.

    Adam Fagan është profesor i Politikës Evropiane në Departamentin e Ekonomisë Politike në Kolegjin “King’s London”, si dhe Prodekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Politikave Publike.

    Samuel Green  

    Samuel Green është autori tjetër që është pjesë e këtij shkrimi. Green është drejtor i “Russia Institute” në “King’s London”.

    Para se të transferohej në Londër, ai jetoi dhe punoi në Moskë për 13 vjet, së fundmi si drejtor themelues i Qendrës për Studimin e Medieve të Reja dhe Shoqërisë në Shkollën e Re Ekonomike, dhe para kësaj si zëvendës drejtor i Qendrës Carnegie Moscoë.

    Ai ka të shkruar dy libra ndërsa, libiri i tij më i fundit është “Putini kundër Popullit: Politika e Rrezikshme e një Rusie të Ndarë (Yale University Press, bashkëautor me Graeme Robertson). Libri i tij i mëparshëm ishte Moska në Lëvizja: Fuqia dhe Opozita në Putinin Rusia (Stanford University Press, 2014). Ai është kryeredaktor i Politikës dhe Drejtësisë Ruse.

    Gregory Asmolov

    Ligjerues i lëndës Sipërmarrjen Dixhitale dhe Marketin në Departamentin e Shkencave Humane Dixhitale në Kolegjin “King’s London”.

    Borjan GJuzelov

    Është kandidat për doktoraturë në Universitetin Queen Mary në Londër. Ai është autor i disa artikujve dhe analizave të politikave mbi kapitalin shoqëror, anti-korrupsionin dhe politikëbërjen pjesëmarrëse. Gjuzelov ishte pjesë e projektit Horizon 2020 INFORM – Mbyllja e hendekut midis institucioneve zyrtare dhe joformale në Ballkan. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark