×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Stuttgarti në krizë, dy legjendat e klubit rikthehen për ta ndihmuar

    Insajderi
    12 September 2022 - 15:45

    Sami Khedira kthehet në klubin ku është rritur si futbollist. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Juventusit do ta mbulojë rolin e këshilltarit bashkë me Philipp Lahm te Stuttgarti.

    Ende në kërkim të fitores së parë në Bundesligë, Stuttgarti vendosi të mbështetej te emrat me përvojë, në përpjekjet për të ndryshuar kursin.

    Jo duke forcuar ekipin me lojtarë cilësore, por duke përfshirë dy kampionë të botës në organikën e tij: Sami Khediran dhe Philipp Lahm.

    Për të dy është një rikthim në Stuttgarti: Khedira kthehet në vendlindjen e tij dhe në klubin ku spikati në nivele të mëdha përpara se të vazhdonte karrierën e tij te Reali i Madridit, Juventusi dhe Hertha e Berlinit, ndërsa Lahm, një nga legjendat tashmë e Bayernit, ka luajtur për dy sezone në Stuttgart midis viteve 2003 dhe 2005.

    Të dy i bashkohen klubit si këshilltarë të drejtorit menaxhues, Alexander Wehrle. /ss/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark