×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Suarez heroi i Atleticos, mposht Getafen

    Insajderi
    21 September 2021 - 22:32

    Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 6-të në La Liga.

    Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kërkonin të vinin tek goli, duke krijuar raste para portës.

    Por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minutën e 45-të, kur Stefan Mitrovic gjuan me kokë për të shënuar për 1-0 në të mirë të Getafes.

    Në pjesën e dytë Atletico shtoi presionin për të ardhur te goli.

    Në minutën e 74-të, Getafe mbetet me 10-të lojtarë pasi që Carles Alena ndëshkohet me karton të kuq.

    Nga kjo përfituan mysafirët, që arritën të shënonin me Luis Suarez për 1-1 në minutën e 78-të.

    Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë sërish doli El Pistolero që shënoi në kohën shtesë për 2-1.

    Atletico Madridi merr pozitën e parë me 14 pikë, ndërsa Getafe mbetet në fund pa pikë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark