×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Subvencioni 2021” – Prokuroria jep detaje për zyrtarin e arrestuar, dyshohet se mori 48 mijë euro ryshfet

    Insajderi
    02 March 2021 - 15:39

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar zyrtarin administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, A.B, pasi dyshohet se ka marr 48 mijë euro ryshfet.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i ndaluari dyshohet se paratë që i ka marr, i ka ndarë me dy persona tjerë, B.N dhe S.Sh.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet A.B., zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së”.

    “Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë 48.000.00 € (dyzet e tetë mijë euro) dhe i ka ndarë në mes të të pandehurve B.N., dhe S.Sh. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark